Virusi kinez, një raport tregon sesa është mundësia për të vdekur
Në të gjithë globin më shumë se 2.900 mijë persona kanë humbur jetën nga virusi kinez, ndërsa rreth 82.000 mijë janë të infektuar. Virusi ka shkaktuar panik pothuajse në të gjithë botën. Së fundmi në një raport të publikuar nga BBC, lexohet se cilat mosha dhe sëmundje kanë përqindjen më të lartë të rrezikohen nga virusi. Më të rrezikuarit shfaqen personat që i përkasin kategorisë 80 vjeç e sipër.
Shkalla e dytë përbëhet nga 70 deri në 80 vjeç, të ndjekur nga 60-69 e kështu me radhë deri në moshën 0-9 vjeç, të cilët kanë një probabilitet pothuajse zero për t’u rrezikuar nga koronavirus. Të ndjekur nga personat që vuajnë nga diabeti, më pas ato që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes dhe e fundi i listës përfshin personat që vuajnë nga tensioni i lartë.
Personat që nuk vuajnë nga ndonjë sëmundje kronike janë të rrezikuar, por me një probabilitet fare të ulët. Në këtë sondazh rezulton se më të rrezikuarit janë meshkujt sesa femrat. Megjithatë referuar raportimeve të fundit, rezulton se numri i të infektuarve dhe vdekjeve po shënon rënie. Ekspertët i shikojnë rritjet e temperaturave si një ogur të mirë, për eliminimin total të virusit, të njohur zyrtarisht si COVID-19.