Virusi kinez, portet në vend shtojnë masat e kontrolleve
Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të dyshuar si i prekur nga koronavirusi dhe institucionet përgjegjëse kanë siguruar se kemi rrezikshmëri të ulët për përhapjen e tij. Kjo nuk ka ndalur që institucionet të marrin masat. Mësohet se në pikën kufitare të portit të Durrësit dhe të Vlorës, janë shtuar masat mbi monitorimin shëndetësor.
Specialistët e Sektorit të Mbrojtjes së Shëndetit në Autoritetin Portual Durrës, në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik dhe me struktura të tjera të shëndetësisë po kryejnë monitorim të përditshëm të të gjithë pasagjerëve (por dhe personeleve të anijeve tregtare) që hyjnë nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit, duke parë me përparësi origjinën nga ata vijnë. Ata kanë në dispozicion edhe termometrat me lazer, për matjet e temperaturës në distancë (nëse do të jetë e nevojshme), si dhe gjithë pajisjet e duhura, për të realizuar në mënyrën më të mirë të mundshme këto lloj kontrollesh. Porti i Durrësit kërkon mirëkuptimin e të gjithë udhëtarëve, për masat shtesë që do të aplikohen edhe në vijim, duke i siguruar ata se gjithçka është në funksion të sigurisë së tyre shëndetësore.
Mësohet se masa të shtuara ka edhe në portin e Vlorës, menjëherë pas informacioonit të përcjelle edhe nga instancat përkatëse në kryeqytet, për rritjen e masave të sigurisë në levizjen e personave , kryesisht që mbërrijne në territorin shqiptar mes pikës së kalimit të kufirit në portin e Vlorës. Ne tragetet e linjes Vlorë-Brindisi qëndron një mjek i përhershëm, ndërsa edhe në port masat janë shtuar, ndaj personave që shkelin në terruiton shqiptar.
Nga autoritet portuale konfirmohet se porti i Vlorës është në masa më të shtrënguara, por aktualisht nuk ka ende alarm, nëse mund të cilësohet i tillë. Gjatë kësaj periudhe nuk ka patur levizje të personave të ardhur nga Azia apo Kina, ndërsa kontakti i fundit është rreth katër javë më parë me një grup personash nga Koreja e Jugut. Renato Bega konfirmon se situata në portin e Vlorës është e qetë, ndërsa të gjithë ata persona që mbërrijnë në portin e Vlorës, pas kontrollit të ushtruar në Brindisi, edhe në Vlorë plotesojnë fillimisht një formular, por edhe gjithçka tjeter duhet për situaten e krijuar.