Virusi në botë, mbi 800 mijë të infektuar dhe 38,990 viktima

Pandemia e Covid-19, deri më tani në botë ka regjistruar 802,369 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Prej tyre kanë vdekur 38,990, ndërsa janë shëruar 172,319 persona.

– SHBA me 164,359 është shteti me numër më të madh të të infektuarve me Kovid-19, prej të cilëve kanë vdekur 3.173 persona.

– Në Itali janë regjistruar 101,739 persona pozitivë ndaj koronavirusit të ri, prej të cilëve 11.591 kanë vdekur, ndërsa 14.620 janë shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

– Në Spanjë ka 94,417 të i infektuar me Covid-19, prej të cilëve 8,189janë viktima, ndërsa janë shëruar 19,259 persona.

Swiss Digital Mobile Reklama

– Kina ka regjistruar 79 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit dhe pesë të vdekur. Komisioni Shëndetësor Kombëtar Kinez bëri të ditur se të gjithë të infektuarit e rinj janë persona të cilët janë ktyher nga jashtë.

– Në Iran edhe më tej rritet numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, ku janë regjistruar 44,605 pacientë, prej të cilëve 2,898 kanë vdekur, ndërsa 14,656 janë shëruar.

– Në Kroaci janë infektuar 790, prej të cilëve kanë vdekur gjashtë, ndërsa 67 janë shëruar.

– Serbia ka 785 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 16 kanë vdekur dhe 42 janë shëruar.

– Në Slloveni gjithsej 802 persona janë infektuar me koronaviruson e ri, prej të cilëve 15 kanë vdekur, ndërsa dhjetë janë shëruar.

– Në Mal të Zi ka 105 persona të infektuar me koronavirusin e ri dhe 2 të vdekur.

– Në Bullgari në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 raste të reja, me çfarë numri i të infektuarve nga Kovid-19 u rrit në 379, prej të cilëve tetë kanë vdekur.

– Në Australi janë regjistruar 4.557 persona me koronavirus të ri, prej të cilëve 19 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 337 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?