Virusi në Shqipëri, 421 persona të skeduar po mbahen në monitorim

Ka shkuar në 9 mijë numri i thirrjeve në ditë në drejtim të numrit të vendosur në dispozicion, 127 për të gjithë ata që janë të shqetësuar nëse janë të infektuar me virusin kinez. Më së shumti bëhet fjalë për persona të cilët janë kthyer nga vendet e prekura, por edhe qytetarë që kanë shenjat e gripit të stinës.

“Po nuk pati shenja dhe simptoma, edhe po të bësh analizën, nuk del asnjë e dhënë. E vendos personeli pranë njësisë së koordinimit se kush hyn në testim, ose jo”, thotë Skënderj Brataj, drejtori i Urgjencës Kombëtare për “A2”

Ai tregon edhe se 421 persona janë skeduar si të dyshuar me Covid-19. Ata po mbahen nën monitorim nga Urgjenca dhe për çdo shenjë të mundshme do të veprohet sipas protokolleve të hartuara.

“Në rastet kur shkojnë në banesë dhe mund t’ju shfaqen simptomat brenda 14 ditëve, bëhet e njëjta skedë këtu tek ne, vendi nga ka ardhur, sa ka qëndruar”, shpjegon Brataj. “Nëse do të vazhdojë mbi 48 orë, me temperaturë, me kollë, do të shkojë ekipi ta çojë në qendrat e infektivit”.

SHKARKO APP