Virusi nëpër qeli/Ministria dhe Drejtoria e Burgjeve ”kyçin” gojën

13 persona nga burgu 313 në Tiranë janë të infektuar në 24 orët e fundit me Covid-19, ndërkohë që një gardian dhe një italian i paraburgosur u identifikuan si bartës disa ditë më parë. Të paraburgosurit e tjerë dhe janë karantinuar në sektorin ”Bis 41”. Ky sektor, i ndërtuar për të mbajtur të izoluar nga bota e jashtme kokat e krimit, tashmë është bërë strehë e të prekurve nga virusi.

Ekspertët e ISHP janë duke bërë tamponimet tek të izoluarit e tjerë në të njëjtin burg, për evidentimin e të infektuarve të tjerë. Drejtoria e Burgjeve ka urdhëruar boshatisjen e Spitalit të Burgjeve për ta shndërruar atë në spital Covid-19. Për rrjedhojë, asnjë i burgosur me probleme shëndeti nuk është transportuar në këtë spital nga burgjet e tjera të vendit.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë zgjedhur të mos ndajnë asnjë informacion për publikun. Teksa dështuan në mbajtjen larg të virusit, autoritetet po përpiqen të kenë sukses në bllokimin e daljes së informacionit jashtë burgut.

SHKARKO APP