Virusi parandalohet me dush? ISHP: Vetëm ky veprim ndihmon

24 orë në 24 orë, bota flet dhe merr informacione për pandeminë e Covid-19. Ka raste që në media qarkullojnë lajme jo të sakta. Njëra prej tyre është dushi. Instituti i Shëndetit Publik bën me dije një tjetër fakt që ndoshta njerëzit e kanë besuar gabim deri më sot. Sipas ISHP, COVID-19 nuk parandalohet nëse bëni rregullisht dush apo laheni në vaskë. ”Covid-19 nuk parandalohet nëse ju bëni rregullisht dush apo laheni në vaskë.Temperatura normale e trupit tuaj qëndron midis 36.5 dhe 37, pavarësisht temperaturës së ujit në vaskë apo dush. Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga COVID-19 është larja e shpeshtë e duarve. Duke bërë këtë ju eliminoni viruset të cilat mund të ndodhen tek duart tuaja si dhe të evitoni infeksionin që mund të ndodhë nga prekja me to e hundës, gojës apo syve”.

SHKARKO APP