Virusi, qytetarët në Tiranë: Ishalla nuk vjen këtu se i rrafshoi gjysmat

Përhapja me shpejtësi e virusit kinez ka shqetësuar edhe qytetarët shqiptarë. Ata ndajnë mendime të ndryshme. Disa shprehen të shqetësuar, ndërsa të tjerë jo, pasi theksojnë se kanë bërë vaksinën.

“Deri tani në familjen tonë nuk ka ndonjë problem, i kemi sqaruar fëmijët edhe lëvizjet i kemi kufizuar për jashtë. Për situatën e gripit? Çfarë masash do të marrim ne, nëse bën shteti ndonjë vaksinë, ne pensionistët jemi. Ruhemi nga ftohti dhe ambientet e pista, marrim masa për higjenën. Ushqimin e hamë të kontrolluar”.

Një tjetër qytetar u shpreh se “Nuk na gjen gjë ne, këtu nuk ka grip, na vaksinojnë cdo vit pa lekë, virusi ishalla nuk vjen këtu se i rrafshoi gjysmat. Unë e kam bërë vaksinën, e bëj çdo vit, qeveria na e ka dhënë pa lekë. Të shqetësuar jemi por virusi nuk vjen këtu, ajri i mirë, klima e mirë, ne nuk hamë gjarpërinj dhe bretkosa si kinezët, por mish viçi dhe qengji”.

SHKARKO APP