Virusi “vret” botën, gjysmë miliard persona drejt varfërisë

Pandemia e Covid-19 po rrënojnë frikshëm edhe ekonominë. Referuar një studimi të Organzatës së Kombeve të Bashkuara dhe “Oxfam International”, gjysmë milardë persona në të gjithë botën do të shkojnë drejt varfërisë, si pasojë e krizës së coronavirusit, në rast se shtetet në zhvillim nuk marrin ndihmë urgjente.

Shifra përfaqëson 8 përqind të të gjithë popullatës së botës, shkruhet në raport duke shtuar se kjo do të ishte hera e parë në 30 vjet që varfëria botërore do të pësonte rritje. Përpjekjet për të luftuar varfërinë do të ktheheshin një dekadë, pas dhe në disa rajone si Nën-Saharaja, Afrika e Veriut, dhe Lindja e Mesme, kjo do të ndihej tre herë më shumë.

Apelet vijnë përpara një ndër takimeve kyçe të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndrkombëtar (IMF) dhe ministrave të financës të G20, që do të zhvillohet javën e ardhshme. Javën e shkuar, IMF tha se po synonte të dyfishonte disponueshmërinë e fondeve të urgjencës ndaj tregjeve dhe vendeve në zhvillim, përkatësisht nga 50 miliardë dollarë ne 100 miliardë.

SHKARKO APP