Viti i Ri 2016, festimet në Shkodër, Lezhë, Berat, Korçë, Elbasan e Fier

 

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Shkodër, bashkimet e akrepave qe lajmëruan ardhjen e Vitit të Ri, u pritën nga një pjesë e qytetarëve në sheshin kryesor “Nënë Tereza”. Hedhja tradicionale e Fishekzjarreve nga Bashkia, por jo vetëm, dhe urimet, ishin kryefjalë e festimeve.
Me pas qytetarët e shumtë festuan në lokalet e nates, deri në orët e para të mëngjesit të 1 janarit Edhe në Lezhë, momenti i ndërrimit të viteve, i mblodhi qytetarët në qëndër të qytetit.
Atmosfera u monitorua nga policia dhe kaloi pa incidente.
Ndërrimi i viteve nga fierakët është pritur ndryshe nga një vit më parë. Qytetarët pas hedhjes së fishekzjarreve në sheshin qëndror, iu drejtuan lokaleve ku festuan me të afërmit ditën e parë të vitit.

SHKARKO APP