Viti i Ri fillon me viktima masive/Shkon në 15 të vrarë në SHBA

NJU ORLINS – Një shofer ka bërë masakër në lagjen e mirënjohur franceze të Nju Orlinsit në orët e para të ditës së Vitit të Ri, duke vrarë të paktën 15 persona. Ai hyri me makinë përmes turmës, përpara se të qëllohej për vdekje nga policia, thanë autoritetet.

Mbi 35 persona u plagosën, pasi sulmi i së mërkurës e shndërroi Rrugën festive Bourbon në një kaos makabër. FBI-ja po e heton ngjarjen si një akt terrorist. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së personave të tjerë në organizimin dhe kryerjen e këtij sulmi.

Shoferi është identifikuar me emrin Shamsud-Din Bahar Jabbar, 42 vjeç, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press gjashtë zyrtarë të agjencive të zbatimit të ligjit, që folën në kushte anonimiteti.

Edhe në Mal i Zi bilanci arrin në 10 të vrarë pas një sherri në një lokal.

SHKARKO APP