Viti i Ri në SHBA mijëra evakuohen për shkak të përmbytjeve

Vitin e ri 2016, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur me evakuime të mijëra banorëve, pasi rreshjet e vrullshme të shiut kanë përmbytur qindra shtëpi, godina e institucione.

Disa lumenj kanë dalë nga shtrati, mes tyre edhe Lumi në Missipi.

Pamjet e mundësuara nga ajri shfaqin përmbytjet e shtëpive dhe urave, duke bllokuar rrugët e autostradat e duke paralizuar lëvizjen e mijëra banorëve.

Liqeni “Carlyle” në ilinois është rritur mbi nivelin normal, duke dalë nga shtrati ndërsa në Teksas, janë bllokuar të gjitha rrugët kryesore dhe autostradat.

Në disa shtete si Xhorxhia, Louisiana dhe dy karolinat është shpallur gjendja e emergjencës shtetërore.

Sipas shërbimit meteorologjik, janari i këtij viti do të ulë sërish temperaturat dhe do të shoqërohet me rreshje të vazhdueshme shiu, duke rritur edhe më shumë dëmet e shkaktuar nga përmbytjet dhe tornadot, në miliona dollarë ndërsa 24 vetë kanë vdekur në Misuri, Ilinois, Arkansas dhe Oklahoma.

Përmbytjet në SHBA po ndodhin në të njëjtën kohë me përmbytjet që njihen ndryshe si El Nino përqark veriut të Anglisë, që ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme.

Përmbytje masive janë regjistruar edhe në Oklahoma, Kentucky, tenensi, Florida etj.

SHKARKO APP