Viti i ri shkollor, ja plani i masave të policisë së Tiranës

Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash të veçantë më rastin e vitit të ri shkollor, duke synuar garantimin e rendit e qetësisë publike dhe zhvillimin normal të mësimit.

Krahas planit prej pesë pikash, janë planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9-vjeçarë.

Për ditën e parë të shkollës datë 14 shtator 2015, është hartuar një plan i posacëm, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit.

PLANI I MASAVE

  1. Jane evidentuar të gjitha kategoritë e shkollave 9-vjeçare, te mesme, (publike e jopublike), vendodhjet e tyre si dhe vendet e akomodimit të nxënësve e strudentëve, që ka ne jiuridiksionin e tij secili Komisariat  Policie;
  2. Janë parashikuar takime të përbashkëta me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe të pushtetit vendor për sherbimin e informacionit, përcaktimin e detyrave dhe masav të perbashkëta në  funksion të rritjes së nivelit të sigurisë publike;
  3. Shërbimet e Patarullave të Përgjithshme në bashkeëpumim me shërbimet e Forcës së Posacme "Shqiponja" dhe me strukturat e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore do synojnë rritjen e sigurisë  rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollave;
  4. Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së automjeteve në segmentet rrugore të caktuara pranë shkollave si dhe do të merren të gjitha masat ndëshkuese për mjetet që parkohen  pranë e në afërsi të shkollave;
  5. Do të vlerësohen maksimalisht rastet e telefonatave kërcënuese, dhe do të kerkohet nga drejtuesit e shkollave një plan evakuimi për këto raste, por njëkohësisht do të qëndrojmë fortë dhe në rastet e njoftimeve  të rreme;

 

SHKARKO APP