Viti i ri shkollor, Lulzim Basha urim special për nxënësit

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit shkollor.

Përmes një postimi në “Facebook”, ku shfaqet mes fëmijëve, Basha ka uruar të gjithë nxënësit për një vit të mbarë shkollor.

“Të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!”, shkruan kryedemokrati.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ritheksojmë se gjatë ditës së sotme, deputetët e Partisë Demokratike kanë denoncuar mbylljen e disa shkollave në qarqet e ndryshme të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Denoncimet kanë qenë në forma të ndryshme, ndërsa nuk kanë kursyer kryeministrin, Edi Rama, pasi sipas tyre, ai është përgjegjësi kryesor për mbylljen e shkollave.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?