Viti i ri shkollor, mjedise më të pastra dhe të sigurta

Me fillimin e vitit të ri shkollor nxënësit do të gjejnë mjedise më të pastra dhe të sigurta në të gjitha institucionet arsimore. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila thekson se inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor janë të terren për kontrollin e kushteve higjieno-sanitare.

“Ndërsa vogëlushët po bëjnë përgatitjet e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor janë të terren për kontrollin e kushteve higjieno-sanitare, që të sigurohemi që të gjejnë një mjedis të pastër dhe të sigurtë”, shprehet Manastirliu.

Të hënën, më 16 shtator në të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme do të fillojë viti i ri shkollor 2019-2020.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?