Viti i ri shkollor, MSH thirrje për mësuesit, prindërit e nxënësit: Tregoni kujdes
Nga e hëna do të nisë viti i ri shkollorë në një situatë aspak të zakontë, mes pandemisë së Covid-19. Raportimi i situatës aktuale të koronavirusit për 24 orët e fundit nga Ministria e Shëndetësisë nisi ndryshe këtë të diel, me një thirrje të fundit për kujdes në zbatimin e masave anti-Covid ndaj mësuesve, prindërve dhe nxënësve.
“Me rinisjen e vitit te ri shkollor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i drejtohet me një thirrje mësuesve, prindërve, nxënësve, të tregojnë kujdes me zbatimin me përpikëri te masave që frenojnë përhapjen e Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë apelon për respektimin e distancimit social, vendosjen e maskave ose barrierave mbrojtëse, larjen ose dezinfektimin e duarve, ajrosjen e ambienteve, matjen e temperaturës së nxënësve çdo ditë. Të gjitha institucionet arsimore që fillojnë ditën e nesërme mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-covid me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit
Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”,- thuhet në mesazhin e MSH-së.