Viti i ri shkollor nis më 12 shtator, nxënësit do të kenë dhe 1 javë pushime në prill

Viti i ri shkollor për sistemin parauniversitar, do të nisë në datë 12 shtator 2022. Po ashtu fëmijëve do t’i shtohen edhe 1 javë pushim, që do të përkojë me fundin e semestrit të dytë. Sipas ministres Evis Kushi, do të shërbejë që fëmijët të marrin energjitë e duhura për t’u rikthyer më me energji për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

”Sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022. Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim. Suksese të gjithëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?