Viti nis me një tjetër konflikt të rrezikshëm

 

Viti 2015 ishte një vit i konflikteve të vrullshme e të frikshme.

Por edhe viti 2016 ka nisur me tensione.

Arabia Saudite po përplaset me Iranin pas ekzekutimit të një kleriku të lartë shia.

Sauditët i kanë lënë dy ditë afat diplomatëve iranianë që të lënë vendin.

Të dielën, qeveria saudite bëri të ditur se ka shkëputur të gjitha lidhjet diplomatike me Iranin.

Irani e ka akuzuar Arabinë Saudite se po ndez tensionet në rajon.

Arabia Saudite dhe Irani janë respektivisht dy fuqitë e mëdha sunite dhe shia në rajon dhe palë kundërshtare sa i përket konflikteve në Siri dhe Jemen.

SHBA ka bërë thirrje për qetësi, duke kërkuar që të vazhdojë angazhimi diplomatik.

Sheiku Nimr al-Nimr dhe 46 persona të tjerë u ekzekutuan të shtunën pasi ishin dënuar për terrorizëm.

Në qytetin e lindjes së sheikut pati trazira.

Ndaj policisë u qëllua me armë. Si pasojë humbi jetën një civil dhe u plagos një fëmijë.

Policia është duke kërkuar për agresorët, duke theksuar se incidenti është një akt terrorist.

Myslimanët shia në këtë rajon të Arabisë Saudite, pretendojnë se janë nëpërkëmbur.

SHKARKO APP