Viza për në SHBA, ambasada amerikane jep njoftimin

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë të interesuarit, të cilat duan të dinë rreth pajisjes me viza emigruese drejt tokës së premtuar.

“Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja”-thuhet në njoftimin e ambasadës.

Njoftimi i ambasadës:

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju uroj një të enjte të mbarë! Keni pyetje rreth peticioneve të vizave imigruese? Është e rëndësishme të dini se Shërbimet e Nënshtetësisë dhe Imigracionit (USCIS) shqyrtojnë peticionet, ndërsa Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) cakton takimet për intervistë, ndaj ju duhet t’u drejtoheni atyre me pyetjet tuaja rreth peticioneve në pritje për t’u bërë aktuale, apo për datë interviste. Gjithsesi, nëse thjesht dëshironi të pyesni se si funksionon procesi, unë jam këtu për t’ju ndihmuar! ?#PyetAnnën ?‍?

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?