Vizat amerikane, ambasada publikon rregullat e reja për aplikantët
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka njoftuar rregullat e reja për të gjithë ata që aplikojnë për vizë amerikane.
Në një postim në Facebook, ambasada thotë se nga data 9 dhjetor do të hyjnë në fuqi masa të reja sigurie për intervistat që do të zhvillohen në konsullatën amerikane.
Aplikantët nuk do të lejohen të sjellin me vete çanta shpine, bagazhe ose çanta dore në ambientet e konsullatës. Sipas ambasadës, këto masa janë të nevojshme për mbarëvajtjen e procesit.