Vizë fejese apo martese? Ambasada amerikane gati për këshilla për çiftet shqiptare

Ambasada amerikane në Tiranë vazhdon të ofrojë asistencën e saj për të gjithë ata që duan të shkojnë në SHBA, nëpërmjet mënyrave të ndryshme ligjore.

Një nga këto është edhe ajo për bashkimin me të fejuarin apo bashkëshortin. Ambasada e SHBA deklaron se ka shumë mundësi që të ribashkohen me partnerin në Amerikë. Sipas saj për çiftet e fejuara koha është më e shpejtë por ka më shumë procedura pasi të hyhet në SHBA. Ndërkohë që për çiftet e martuara koha është 18 muaj.

“??️ | Ka shumë mundësi për ju që të ribashkoheni me partnerin tuaj në Amerikë. Zgjidhni se cila nga to është më e mira për ju. Nëse keni paqartësi, më pyesni. #PyetAnen
Vizë fejese apo martese? Viza e fejesës është më e shpejtë, por ka më shumë procedura pasi ju të hyni në SHBA.
Për çiftet e fejuara koha e përafërt e udhëtimit 9 muaj.
Për çiftet e martuara koha e përafërt e udhëtimit 18 muaj”, shkruan ambasada e SHBA.

SHKARKO APP