Vizita e Berishës në Krujë, deputetja Bakiu: Betejën e kemi me Edi Ramën

Vizita e ish-kryeministrin Sali Berisha në Krujë ka sjellë konfuzion mes demokratëve. Shkak u bë fotoja që lideri historik i PD postoi me deputeten Merita Bakiu, ku shprehej se kjo e fundit ka dhënë mbështetjen për “Foltoren”.

Deputetja është diferencuar nga deklaratat e Berishës, të cilin deklaroi se vetëm e ka mikpritur në Krujë.

“Mikpritja është virtyt i çdo krutani. Këtë kam bërë edhe sot kur ka ardhur për kafe z. Berisha. Kam theksuar në takimin miqësor me demokratët nevojën që të përqendrojmë betejën ndaj regjimit të Edi Ramës, të jemi të gjithë bashkë dhe pa ndasi.

Për këtë arsye, duhet të ecim së bashku me parimin “Një parti, një Kuvend”. dita e Kuvendit Kombëtar sipas statutit te PD është Ditë e madhe bashkimi e çdo demokrati. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën”.

SHKARKO APP