Vizita e Blinken në Tiranë, eksperti Shtuni: Shqipëria dha rezultate diplomatike që i kalojnë dimensionet e saj

Eksperti i politikë së jashtme, Adrian Shtuni thotë se vizita e sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken më 16 shkurt është e pritshme për disa faktorë. Sipas ekspertit të politikës së jashtme, është një shenjë përgëzimi apo vlerësimi për punën e bërë nga Shqipëria, e cila dha rezultate diplomatike që i kalojnë dimensionet e saj.

“Detajet do të adresohen nga autoritet zyrtare por mendoj që një vit të tillë qoftë në 16 shkurt qoftë 16 mars është e pritshme për disa faktorë, Blinken ka ardhur ne janar të 2021, është vizitë e logjikshme në Shqipëri për arsye se Shqipëria ka luajtur një rol të rëndësishëm në 2023, si bashkëpenëmbajtëse në një kohë mjaft të trazuar.

Mendoj se është një shenjë përgëzimi apo vlerësimi për një punë mjaft të mirë, rezultate diplomatike që i kalojnë dimensionet e Shqipërisë së vogël.

Është kohë e trazuar mund të flasim për Ukrainën, Gazën, është thënë që pritet të mbahet një samit për Ukrainën ku do të vijë edhe Zelensky, situatë e trazuar edhe në veri të Kosovës, në një rajon ku shumë vende janë anëtare të NATO-s, prandaj është shqetësim që e kalon rajonin, në këtë zituatë kritike, Shqipëria ka një rol të rëndësishëm për stabilitetin rajonal, një vizitë që vjen pas një kohe të gjatë që një anëtar shteti, Kerry ka qenë i fundit dhe mendoj që 8 vite është koha për një vizitë”, tha eksperti për ”Top Story”.

SHKARKO APP