Vizita e Blinken në Tiranë, Salianji: Pasurim i traditës tonë pro-amerikane
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit në Shqipëri, ditën e nesërme.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Salianji shkruan se kjo vizitë është mirë për jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët që ndodhen në rajon.
Ai shton se vizita e Blinkenit në Shqipëri ‘pasuron traditën tonë pro-amerikane, dhe e veçon Tiranën si qendër e rëndësishme në rajon, e pikë kyçe e partneritetit strategjik’.
Reagimi:
Blinken, pasurim i traditês tonë pro-amerikane
Zoti Blinken, a mundeni të na shpjegoni dot këtë demokracinë tonë?
Eshtë mirë për Shqipërinë e për shqiptaret, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi e kudo, sa herë një zyrtar i lartë amerikan viziton Tiranën.
Duhet të jemi krenar për aleancen që kemi me SHBA, për këtë pozicionim në anën e drejtë të historisë , kjo mbi të gjitha vjen nga sentimenti e orientimi i shoqerisë, i njerezve i kombit që ka rrokur në masë derrmuese vlerat perendimore.
Raporti special e i ngrohtë që kemi me SHBA është në radhe të parë meritë e qytetarëve, më tej e politikanëve.
Ka qënë lajm i mire për ne kur erdhi Colin Powell, Madeleine Albright, John Carry, Hillary Clinton, dhe ngjarje kulminante vizita e George Bush, ku u pohua ajo që ndodhi pak më vone, pavaresia e Kosovës.
Mberritja e Antony Blinken pasuron këtë traditë të çmuar, dhe e veçon Tiranen tonë si qender e rendesishme në rajon, e pikë kyçe e partneriterit strategjik.
Jam i bindur se këto marrëdhenie nuk duhen marre asnjeherë si të mireqena, ato duhen ushqyer vazhdimisht. Ajo që lypset ne të bejme në këtë drejtim është jo e lehtë. Më së pari, kemi detyren ta ngremë Shqiperine në stadin e një vendi normal demokratik, ku respektohen të drejtat e njeriut, ku luftohet korrupsioni, ku mbahen zgjedhje të lira e të ndershme, ku pushtetet janë të ndara e ku qeveria kontrollohet e jep llogari. Në këtë menyre ne tregohemi në të vertetë pro-amerikanë dhe meritojmë mbeshtetjen e shtetit më të rendesishëm të globit.