Vizita e Borrell në Tiranë, Paskal Milo: Nëse Brukseli ka vërejtje, është momenti për mesazhe të qarta

Nesër dhe pasnesër, në Tiranë do të mbahet takimi i Stabilizim-Asociimit mes BE dhe Shqipërisë. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, do të jetë i pranishëm. Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, thotë se është e vështirë të parashikohet sa do të zgjasë procesi i negociatave, pasi Shqipëria ka ende shumë për të bërë.

”Nuk mund të japim një datë, sepse akoma në substancë negociatat nuk kanë filluar. Vetëm kur të shohim rritjen e tyre mund të japim një parashikim. Kemi kapitujt 40-43 që kanë të bëjnë me çështjet e të drejtave të njeriut, ku Shqipëria ka problematikë të theksuar. Është një screening ku ata të vënë para pasqyrës dhe të thënë çfarë ke bërë dhe çfarë nuk ke bërë. Është një proces të cilit Shqipëria nuk i shpëton me manovra, por vetëm me përmbushjen e të gjithë kapitujve që përmban marrëveshja. Është sita e fundit”,-tha në ”MCN TV”.

Milo e përjashton mundësinë e rikthimit të regjimit të vizave për Shqipërinë, por shton se vizita e Borrell është një moment i përshtatshëm për të dhënë mesazhe të qarta për qeverinë shqiptare.

SHKARKO APP