Vizita e Escobar, Pampuri: SHBA mbështet liderin aktual të PD

Deputetja e PD-së Orjola Pampuri, thotë se takimi i zv/ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Pablo Escobar ishte një tregues se SHBA-të mbështesin PD dhe liderin aktual të saj dhe këtë gjë e tregoi dhe ftesa që Escobar i bëri Bashës për të vizituar SHBA.

”Kjo vizitë ishte një sinjal i fortë për politikën shqiptare. E para se në axhendën ishte takimi me zotin Basha. Ç’ka tregon që SHBA e mbështesin PD, e mbështesin liderin aktual dhe së dyti ishte një tregues, respektuan institucionet.

E dyta, është fakti që Escobar i bëri një ftesë Bashës e cila hedh poshtë të gjitha ato që ishin artikuluar deri më sot. Kjo ftesë tregoi se ai është i mbështetur nga SHBA dhe i mirëpritur në DASH”.

SHKARKO APP