Vizita e Kurtit, analisti Andoni: Tirana duhet ta ndihmojë Kosovën ndaj Serbisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ndodhet sot për një vizitë në Tiranë. Analisti Ben Andoni, thotë se e sheh më shumë këtë takim si informues për të gjithë marrëveshjen e Ohrit. Për të Tirana duhet ta ndihmojë Kosovën ndaj Serbisë dhe se kjo e fundit ka nevojë për ndihmën e Tiranës diplomatike.
’’Mesazhi kuptohet që është njohja e Tiranës me gjërat e paditura ende me marrëveshjen e Ohrit pasi një pjesë e marrëveshjes është ende e paqartë dhe për vetë faktorin e Kosovës. LDK dhe PDK kundërshtojnë por s’kanë nxjerr njëlloj varianti alternativ për atë që shohin me marrëveshjen në fjalë. Duket se takimi i Tiranës për Kurtin është informues për të gjithë marrëveshjen sepse Tirana është jo vetëm aleate, por vendi amë dhe nga ana tjetër është një marrëdhënie institucionale, sepse Shqipëria dhe Kosova nga ana isntitucionale kanë pasur pak marrëdhënie të ngrira’’.
Në vijim ai shtoi se në këtë moment ku është Kosova, Kurti bashkë me Ramën do duhet të bashkërendojnë shumë gjëra për të ardhmen e të dy vendeve por dhe për integrimin e Kosovës me ndihmën e Tiranës.