Vizita e Kurtit, Ceka: Ceremoniali me fytyra të vrerosura. Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre…t’i thahet dora

Në studion e “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, historiani Neritan Ceka u shpreh se ceremonialiteti me fytyra të vrerosura ishte mesazhi keq.

Sipas tij, të gjithë kemi shpresë për atë pjesë të kombit që ka qenë e lirë.

Neritan Ceka: Ceremoniali me fytyra të vrerosura, besoj se dha një mesazh të keq gjithë shqiptarëve. Megjithatë le të kthemi te Albin Kurti, nga përshtypjet personale, as mua nuk më pëlqejnë as nacionalistët, as populistët. Të gjithë kemi shpresë, për atë pjesë të kombit që ka qenë gjithmonë e lirë. Kur shkoj në Kosovë e ndjej veten të lirë.

Ai tha se ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre që shprehen politikisht kundër, t’i thahet dora.

Neritan Ceka: Ata që mendojnë të shtypin vëllezërit e tyre se shprehen politikisht, është, ta them tradhti kombëtare, është brenda këtij kuadri. Të them që t’i thahet dora atyre. U thaftë dora atyre që sollën gazin lotsjellës.

SHKARKO APP