Vizita e Merkel, Arben Çejku: Mesazh për pasardhësit e saj mbi rëndësinë e procesit të Berlinit

Për ish-ambasadorin Arben Çejku, vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, është si një “amanet” për pasuesin e saj në rolin e kancelarit.

“Nuk ka asgjë rastësore për kancelaren e Gjermanisë, çdo lëvizje e saj ka domethënie të jashtëzakonshme. Fakti që ka shkuar në Beograd dhe Tiranë, do të thotë shumë për vëmendjen që Gjermania i kushton Ballkanit Perëndimor. Ka një mesazh edhe për pasardhësit e saj, për ta parë procesin e Berlinit, një nga shtyllat e bashkëpunimit të Berlinit me Ballkanin Perëndimor, në gjithë seriozitetin e tij”, thotë ai.

Për të kandidatët që janë për kancelarinë, do të vazhdojnë të ndjekin këtë marrëdhënie të zyrtarizuar pikërisht nga Merkel në 2014, por ku janë investuar edhe vende të tjera të BE por edhe nga Britania e Madhe.

Po ashtu Çejku cilëson atë proces si “ura më e sigurt që mund të mbajë të lidhur aspiratën e Ballkanit Perëndimor me BE”, ndërkohë çdo iniciativë tjetër është e mirëpritur por deri kur të mos shkoi në konfrontim me atë proces.

SHKARKO APP