Vizita e presidentit Begaj në Konispol, mediat greke: Provokim i ri nga kryeministri shqiptar
Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Konispol, vend ku nderoi edhe viktimat çame nga gjenocidi grek. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, “gjenocidi çam” ishte përkujtuar më parë vetëm nga përfaqësues partish, por se tashmë gjenocidin çam po e përkujton edhe kreu i shtetit shqiptar. Për mediat greke, kryeministri Edi Rama vazhdon që të provokojë Greqinë, duke përdorur çështjen çame.
”Edi Rama përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri dhe deklaratës eksplicite të Athinës se shkeljet e shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale si dhe ajo që ndodhi në bashkinë e Himarës ndikon në perspektivën evropiane të saj.
Në një kohë kur tensioni në marrëdhëniet dypalëshe mbetet, pavarësisht lejes gjashtëditore që iu dha Fredi Belerit për t’u betuar në Parlamentin Europian, Tirana shfaq aspektin e saj duke e ngritur çështjen e çamëve në nivelin më të lartë.
Për herë të parë që kur organizatat nacionaliste të çamëve ngritën monumentin “Trëndafili i Çamërisë” pranë kufirit me Greqinë për të përkujtuar “Genocidin e Çamëve”, festimet u kremtuan nga vetë presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, që është një zgjedhje personale dhe i kontrolluar plotësisht nga Rama”,-thuhet ndër të tjera në shkrim.