Vizita në Korçë, Rama poston foto me këpucët e grisura

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë në qytetin e Korçës i shoqëruar edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Teksa paradite pati një bashkëbisedim me banorët e Korçës, ai u zhvendos më vonë në fshatin turistik të Dardhës, gjithashtu vizitoi edhe Ersekën.

Duket se kryeministrit Rama nga ecja e shumtë në të gjitha këto vizita që ka kryer i janë prishur këpucët. Ai ka postuar një foto në llogarinë e tij në “Instagram”, ku tregon këpucët e “shqyera”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai momenti kur pyet veten ça dreqin kanë këmbët që janë lagur”, shkruan Rama krahas fotos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk e dimë nëse Edi Rama ka dashur të tërheq vëmendje apo ka dashur të tregohet popullor, duke postuar një foto si kjo, aspak tipike për një kryeministër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?