Vizita një ditore, Reeker takoi edhe princeshën Geraldine (FOTO)
Ndihmës sekretari Amerikan për çështjet europiane dhe euroaziatike, Philip T. Reeker, në vizitën një ditore në Tiranë, u prit nga kryeministri Edi Rama, kreu i PD-së, Lulzim Basha nga disa ministra të qeverisë, si edhe nga Princ Leka. Këtë e ka zbuluar vetë Leka përmes një postimi në facebook, ku shkruan se takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore, ”duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë”.
Postimi i plotë
Ditën e djeshme patëm kënaqesinë të prisnin në rezidencën e Familjes Mbretërore ndihmës sekretarin e shtetit në detyrë për çështjet europiane dhe euroaziatike, Ambasadorin Z. Philip T. Reeker, sëbashku me Ambasadoren e Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Znj.Yuri Kim.
Takimi u zhvillua në një atmosferë tejet miqësore duke reflektuar miqësinë e palëkundur tradicionale të SHBA-s me Shqipërinë.
Gjatë bashkëbisedimit me personalitetet amerikane ndihej preokupimi dhe dëshira e madhe për përmirësimin e gjithanshëm të jetës politike, ekonomike dhe sociale të vendit tonë.
https://kohajone.com/hakmarrja-amerikane-ndaj-presidentit-meta/