“Vjedha e pasaportave”, mediat greke zbardhin arsyen e shkarkimi të Ambasadores shqiptare

Një nga mediat greke më të njohura në Greqi, ProtoThema ia faturon shkarkimin nga posti si ambasadore të Shqipërisë, Ardiana Hobdarit pikërisht vjedhjes së 100 pasaportave shqiptare vitin e kaluar në Athinë.

Sipas informacioneve të ProtoThema, Ardiana Hobdari është direkt e përfshirë në vjedhjen e pasaportave natën e 13 shkurti në Athinë, kur nga makina e konsullit të përgjithshëm të Janinës, Pervin Gjikuria u vodhën 100 pasaporta, nga 300 që ndodheshin brenda në mjet.

Asaj kohe, Gjikuria u shkarkua kurse Hobdarit iu vendos masë. Sipas mediave greke, është pikërisht kjo arsyeja sepse është shkarkuar dhe Hobdari.

PJESË NGA ARTIKULLI I PROTOTHEMA-S

Sipas informacioneve, Hobdari dhe Gjikuria janë “të përfshirë në rastin e vjedhjes së 100 pasaportave nga një makinë e trupit diplomatik shqiptar që ishte në tokën greke. Automjeti, sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë, i përket Gjikurisë. Në të njëjtën njoftim thuhet se konsulli në fjalë kishte marrë përsipër detyrën e transportimit të pasaportave në Athinë dhe dorëzimin e tyre në ambasadën shqiptare.Vjedhja ndodhi në 13 shkurt, vonë natën, në Thesio, ku ishte automjeti i konsullit shqiptar që u vandalizua. Policia Greke u informua siç duhet për ngjarjen “./bw/

SHKARKO APP