Vjedhja e armëve, Gjunkshi tregon përgjegjësit
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Xhemal Gjunkshi, thotë se vjedhja e armëve në bazën ushtarake të Pashalimanit është një vepër e rëndë kriminale. I ftuar në ”Ora News”, ai bën përgjegjës të gjithë zinxhirin komandues teksa e cilëson të papërgjegjshme deklaratën nga Shtabi i Përgjithshëm.
”Vjedhja në Pashaliman është një ngjarje shumë e rëndë për Forcat e Armatosura, një ngjarje shumë e rëndë për vendin tonë si pjestar i NATO-s. Nuk më vjen aspak mirë që në deklaratën që ka bërë Shtabi i Përgjithshëm është treguar i papërgjegjshëm që është shprehur. Kjo ka të bëjë dhe me lidershipin e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila ka lejuar që të bëjë një deklaratë të tillë. Në këtë vjedhje janë tre elementë të cilët mbajnë përgjegjësi ose përfshihen. Janë Agjencia e Inteligjencës Sigurisë dhe Mbrojtjes që është vazhdim i SHISH, është Zbulimi dhe Policia Ushtarake. Gjithë përgjegjësia është e zinxhirit të komandimit që tek baza detare e Vlorës deri tek Shtabi i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes. Ajo është një vepër kriminale. Shtabi i Përgjithshëm thotë se është veprim i shëmtuar”.
KOHA JONË SONDAZH

