Vjedhja e energjisë, Gjiknuri ndjek aksionin në terren

 “Po merren masat konkretisht në terren duke filluar nga bizneset të cilat kanë abuzuar me lidhjet e paligjshme thjesht me qëllim fitimin. Do të ketë arrestime për personat përgjegjës dhe çdo ditë do të bëjmë publike numrin dhe emrat e të arrestuarve. Ky aksion ka filluar edhe në rrethe”, deklaroi ministri Gjiknuri gjatë këtij aksioni.  Ministri i Energjetikës paralajmëroi se asnjë abuzues nuk do të tolerohet dhe do të përballet me ligjin. Shqipëria, sipas llogaritjeve, humbet çdo vit 150 milionë euro nga vjedhja e energjisë elektrike.

 

Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë, e konsideroi aksionin kundër vjedhjes së energjisë si një operacion të thellë që synon të kthejë përfundimisht faqen e vendit në këtë sektor, duke kthyer përfundimisht energjinë nga një pasuri që mund të vidhet lirisht, në një burim mirëqënie dhe rritje ekonomike, në një burim fitimi për Shqipërinë dhe shqiptarët me premisën që kushdo që e konsumon e paguan.

SHKARKO APP