Vjedhja e parave në Bankën e Shqipërisë, sot seanca e dytë ndaj 15 të akuzuarve
– “Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të vjedhjes së një shume të konsiderueshme parash në Bankën e Shqipërisë, Prokuroria e Tiranës, Njësia Task-Forcë, këta persona, nëpërmjet mosveprimeve të tyre, kanë krijuar kushtet për cënimin e një shume të konsiderueshme parash në administrim të Bankës së Shqipërisë”, – thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës. Prokuroria ka përpiluar tre dosje të veçanta, një prej të cilëve i përket ish-guvernatorit, Ardian Fullani. Edhe pse ai është lënë në arrest shtëpie, akuzohet për shpërdorim detyre, por që nuk ka lidhje me vjedhjen e bankës. Ardian Bitraj, Mimoza Bruzia dhe Klevis Bejtja akuzohen për vjedhjen direkte të parave dhe figurojnë në një dosje tjetër, ndërsa të gjithë personat jerë janë duke u gjykuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Prokuroria e Tiranës ka paraqitur për gjykim kërkesën për të pandehurit:
1. Elivar Golemi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
2. Dorian Çollaku, hetuar me masë sigurimi arrest në burg,
3. Petrit Ramohitaj, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
4. Bashkim Xhilaga, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
5. Lavdim Cani, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
6. Myzejem Belba, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
7. Liljana Kola(Tusha), hetuar me masë sigurimi arrest në burg
8. Dhimitër Davidhi, hetuar me masë sigurimi arrest në burg
9. Gentian Jahja, me masë sigurimi arrest në shtëpi,
10. Bahri Allushi, me masë sigurimi arrest në shtëpi
11. Ilir Dedja, me masë sigurimi arrest në shtëpi
12. Fatbardha Gurthi, me masë sigurimi arrest në shtëpi
13. Emiljano Lamçe, me masë sigurimi detyrim paraqitje
14. Mehdi Marku, me masë sigurimi arrest në shtëpi
15. Mehdi Molla, me masë sigurimi arrest në shtëpi