Vjedhja me dhunë në Finiq, arrestohen dy autorë të tjerë

Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vjedhja me dhunë e ndodhur më 29 gusht 2020, në fshatin Melçan, Finiq. Policia ka vene ne pranga sot edhe dy persona te tjere, duke e cuar ne tre numrin i të arrestuarëve si autorë të dyshuar të vjedhjes.sarande policia

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

NJOFTIMI

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimroe për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar për këtë ngjarje, konkretisht:
K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin.e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP