Vjedhje e aksident në Durrës, në pranga dy persona, procedohet edhe një adoleshent

Dy persona kanë rënë në prangat e Policisë në 24 orët e fundit pasi vidhnin matësa uji. Një prej tyre 19 vjeç e tjetri 16 vjeç kishin vjedhur në bashkëpunim në 23 matësa uji në Sukth.

Po ashtu u procedua pronarja e një pike grumbullimi të hekurave ku u gjendën matësat e ujit që ishin vjedhur.

Ndërkaq një tjetër aturo vjedhjesh u arrestua në Durrës pasi më 31 tetor kishte marrë sende shtëpiake nga një banesë.

Gjithashtu një tjetër një shofer është arrestuar pasi duke drejtuar mjetin ‘’Audi’’ përplasi  biçiklistin e moshuar i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, procedohen penalisht 3 shtetas dhe ndalohet një tjetër i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 19 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasit E. C. dhe Sh. M., 16 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi dyshohet se në Sukth, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 23 matës uji. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja M. K., 39 vjeçe, pronare në një pikë grumbullimi të hekurave ku u gjendën sendet e vjedhura.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. Sh., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.10.2020 dyshohet se ka vjedhur disa sende shtëpiake në banesën e shtetasit P. D.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin R. R., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi, në lagjen nr. 11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar biçiklistin me iniciale N. K., 67 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP