Vjedhje, lëndë narkotike, drejtim mjeti në gjendje të dehur, 4 persona të arrestuar dhe 1 i proceduar penalisht në Elbasan

4 persona janë arrestuar gjatë ditës së sotme (28.10.2020) nga Policia e Elbasanit.

4 shtetasit kanë rënë në prangat e uniformave blu për vepra të ndryshme penal, ndërsa një tjetër është proceduar penalisht.

Njoftimi:

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 30 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri, Elbasan, pasi gjatë kontrollit në ambientet e lavazhit të marrë me qira iu gjetën dhe sekuestruan 7 doza me lëndë narkotike kanabis. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. G., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi iu gjet një dozë me lëndë narkotike kanabis që ia kishte blerë shtetasit Xh. M.

Në vijim të zbatimit të planit të masave nga Policia Rrugore, për parandalimin e aksidenteve rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, si dhe për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve te mjeteve që drejtojnë mjetet në mënyrë të parregullt, specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

O., 47 vjeç, banues në Tiranë dhe A. K., 33 vjeç, banues në Peqin, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur; E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Klos, Cërrik, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd u kap dhe ndalua shtetasi A. O., 17 vjeç, banues në Librazhd, pasi dyshohet si autor i dy vjedhje të ndodhura në qytetin e Përrenjasit, konkretisht:

Më datë 26.07.2020 dyshohet se ka vjedhur me thyerje në xhaminë e qytetit të Përrenjasit, ku ka marrë 10.000 lekë.

Më datë 28.09.2020 dyshohet se ka vjedhur 20.000 lekë dhe një varëse floriri në banesën e shtetasit A. B.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

SHKARKO APP