Vjedhje me pasojë vdekje dhe drogë, OFL i dërgon formularin 3 të dënuarve

OFL është ndalur sot në Durrës dhe Vlorë, ku i ka dërguar formularin për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë tre shtetasve të dënuar më parë.

Policia e Shtetit njofton se këta shtetas janë:

Elton (Isa) Ferizi, banues në Durrës, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ilir Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim;

Shkëlqim Keka, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP