Vjedhje në seri e moskallëzim krimi, Policia kap dy të rinjtë, njëri vetëm 16 vjeç
2 shtetas, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit” janë ndaluar nga policia, ku njëri prej tyre është vetëm 16-vjeç.
Policia e Lezhës ka zbuluar një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit janar 2020.
Të dy shtetasit në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit janar.
Njoftim/ Lezhë
Kapen dhe ndalohen 2 shtetas, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Zbardhen një seri vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit janar 2020.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbulimin e vjedhjeve të banesave, lokaleve, makinave dhe serviseve, si rezultat i një pune profesionale për kapjen dhe ndalimin e personave që janë të përfshirë në vepra kriminale të vjedhjes, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
– E. U.,19 vjeç dhe E. C.,16 vjeç, banues në Lezhë.
Në bazë të hetimeve dhe të provave materiale të grumbulluara nga grupi hetimor rezulton se shtetasit e lartpërmendur, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, janë autorë të disa vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit janar, konkretisht:
-Më datë 25.01.2020 kanë vjedhur në një servis, në autostradën Lezhë-Milot, disa vegla si: pistoletë e madhe ajri e gomisterisë, 3 pistoleta ajri të vogla, 2 gurë fresibël dhe 2 trapanë, me vlerë rreth 2500 euro.
-Më datë 14.01.2020 kanë vjedhur në ambientet e Kryqit të Kuq në Lezhë disa artikuj ushqimorë.
Më datë 14.01.2020, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, kanë thyer xhamin e makinës tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Gj. F., me qëllim për të vjedhur.
-Më datë 04.01.2020 kanë vjedhur me thyerje dyqanin e firmës Brunes Sh. P. K., ku kanë marrë serverin e kamerave të vëzhgimit dhe një celular.
Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe ”Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, për të cilën parashikohet dënimi deri në 5 vite burg.