Vjedhje në shtetrrethim/Nga BMW-ja luksoze tek lokalet, kapen adoleshentët
Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi vjedhjen në një shkollë 9-vjeçare në Durrës duke vënë në pranga tre të rinj nga Shënvlashi.
Adoleshentët janë autorët e dyshuar edhe të 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura gjatë muajit mars 2020, mes të cilave një makinë lukzose BMW, tre lokale, dhe një market.
Kjo periudhë përkon me kohën kur Shqipëria është vendosur në karantinë dhe në masa të rrepta kufizuese për parandalimin e COVID-19.
Të arrestuarit janë dy 17-vjeçare dhe një 15 vjeç. Konkretisht: M. P., 17 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, i dënuar më parë për vjedhje, S. Ç., 17 vjeç dhe A. Gj., 15 vjeç, banues në Durrës.