Vjedhje si në filma/ Shqiptari në Torino arratiset nga tarraca, por më pas kapet nga policia

Dy persona, një prej tyre shqiptar, u futën në tarracën e një pallati dhe kërkonin të zbrisnin në ballkonin e një banese për ta grabitur. Një banor i zonës i cili i kishte parë, njoftoi policinë e cila mbërriti në vendngjarje. Disa efektivë u futën në hyrje të pallatit për t’i kapur ndërsa disa të tjerë qëndronin jashtë për t’i monitoruar.

Sipas mediave italiane, dy grabitësit u rikthyen në tarracë dhe gjetën një mënyrë për t’u larguar duke i shpëtuar pritës së policisë. Pas disa minutash ndjekje, uniformat blu arritën të kapin vetëm njërin prej grabitësve i cili u identifikua si shqiptar.

47-vjeçari i identifikuar është një emër i njohur për policinë italiane pasi rezulton i dënuar edhe më parë për grabitje. Ndërkohë autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personit tjetër.

SHKARKO APP