Vjehrra 85 vjeçe shkon në polici, e rrihte nusja në Berat

 

Janë të njohura botërisht marrëdhëniet jo fort të mira mes nuses dhe vjehrrës.

Por ndonjëherë ato kalojnë çdo kufi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një grua e moshuar në Berat denoncoi në polici nusen e djalit. E moshuara, 85- vjeçe, me iniciale R.S., përveç shqetësimeve të moshës, duket se ka problem më të madh dhunën e nuses së shtëpisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë ditës së djeshme është pajisur me urdhër mbrojtje ndaj nuses së saj. A

jo ka thënë para uniformave blu se nusja e djalit D.S., 42 vjeçe, ka ushtruar dhunë të vazhdueshme sistematike fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Mësohet se konfliktet mes tyre ekzistonin prej kohësh. Nusja dhe vjehrra kapeshin vazhdimisht me fjalë, për gjëra nga më të voglat. Së fundmi gruaja kishte përdorur edhe dhunë  fizike ndaj të moshuarës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?