Vjehrri dhe gruaja e vëzhguan viktimën para vrasjes, dëshmitë kontradiktore para hetuesve

Vetëgjyqësi u bë pranë Gjykatës së Tiranës, ku viktimë mbeti Kudret Saliaj dhe i plagosur ish-prokurori Adriatik Cama, aktualisht avokat. Ai ishte ulur në kafe me viktimën dhe autori është vjehrri i viktimës, Mexhit Picari. Ai dhe e bija Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt. Babë e bijë kanë bërë deklarata kontradiktore para hetuesve, duke mos qenë koherent në deklarime.

Po ashtuPicari ka deklaruar që në lokal ka qenë i ulur në një prej tavolinave i vetëm, përkundër nga deklarimet e Dhuratës, e cila ka deklaruar se ka qenë me të atin në tavolinë. Mexhit Picari është shprehur se kur po qëndronte në tavolinë është futur në lokal Kudreti, i cili sipas Picarit, është afruar dhe e ka sharë.

Kudret Saliaj ka qenë në ambientet e lokalit në shoqërinë e avokatit, që mbeti i plagosur dhe të psikologes. Kësaj të fundit, nga tronditja fillimisht i ka rënë të fikët dhe është përmendur pak momente më vonë.

Seanca për masën e sigurisë pritet të mbahet të hënën në Gjykatën Penale të Tiranës, ndërsa Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë për të dy, babë e bijë, masën e sigurimit personal “arrest me burg”. Akuza për Dhuratën pritet të jetë ajo e bashkëpunimit në vrasje, pasi ka pamje filmike që janë administruar nga akuza për vëzhgimin e viktimës nga dy të arrestuarit.

SHKARKO APP