Vjehrri dhunon nusen shtatzënë në Fier, në Korçë “burrat e familjes rrahin gratë”

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, 15 majin e ka shpallur Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare. Por pikërisht në këtë ditë, si për ironi të fatit, në Fier e Korçë shënohet dhunë e papreçendentë brenda familjes.

Fier, vjehrri në pranga  pasi rrahu nusen 8-muajshe shtatzënë  

Vjehrri denoncohet se ka rrahur nusen e djalit shtatzënë. Ngjarja ka ndodhur në Cakran të Fierit, ku 58 vjeçari Methat K., ka ushtruar dhunë ndaj nuses së re e cila ishte shtatzënë. Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi në flagrancë i tij, pasi denoncimit për dhunës fizike dhe psikologjike që ushtroi mbrëmjen e djeshme ndaj bashkëshortes së djalit të tij me iniciale Z. K., 26 vjeçe.  E dhunuar dhe e rrezikuar nga ajo që mund ta priste nga dhuna e vjehrrit 26 vjeçarja shtatzënë ka denoncuar babanë e të shoqit në polici dhe ky i fundit përfundoi në qeli.  Mësohet se e dëmtuara është dërguar dhe mori ndihmën e parë në spital, ku ajo dhe foshnja që mban në bark nuk janë në rrezik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Korçë, vjehrra dhe nusja denoncojnë burrat për dhunë

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nuse dhe vjehrra e saj, në Korçë, i janë drejtuar policisë së këtij qyteti për të kërkuar ndihmë nga dhuna që pësonin sistematikisht nga bashkëshortët e tyre. Gjatë ditës së djeshme u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen me iniciale M.Sh,30 vjeçe dhe V.Sh, 60- vjeçe, banuese në fshatin Dvoran. Denoncimi u bë pasi respektivisht vjehrri i së resë dhe bashkëshorti i 60- vjeçares, shtetasi me iniciale N.Sh, 73- vjeç, si dhe bashkëshorti i së resë dhe djali i së moshuarës, me iniciale M.Sh, 30- vjeç, ushtronin dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Policia njofton se nisi hetimet dhe po punohet për zbardhjen e shkaqeve të dhunës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?