Vjelja e mandarinave në Konispol nis me festë, frikë edhe për mungesën e tregut
Vjelja e mandarinave në Mursi të Konispolit nisi me festë.
Këtë vit 930 fermer kanë shtuar me 10 ha sipërfaqen e mandarinave dhe 48 ha më shumë në total.
Por merak si çdo vit ata kanë gjetjen e tregut.
Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi u premtoi mbështetje, një investim direkt që lidhet me kultivuesit e mandarinës është ndërhyrja e plotë në kanalin e Janiarit që pritet të sigurojë ujitje për të gjithë zonën.
Prodhimi i agrumeve këtë vit është i mbarë dhe cilësor, por mungesa e tregut të shitjes mbetet problem.
Ndaj kryebashkiaku Shuaip Beqiri kishte një porosi për fermerët.
“Mos të bien pre e tregtarëve që mundohen t’ia marrin mallin e tyre jo në koston që i takon”
Konispoli vazhdon të mbetet prodhuesi më i madh i mandarinave në vend, duke punësuar qindra punëtorë nga e gjithë Shqipëria përgjatë muajve të dimrit.