Vjen në Tiranë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ditën kur proteston opozita
Opozita ka thirrur një protestë ditën e dielë dhe po këtë ditë Shqipërinë pritet ta vizitojë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Burimet bëjnë të ditur se Stoltenberg do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ku një ndër çështjet që pritet të diskutohet është situata politike në vend. Stoltenberg viziton Shqipërinë në një situatë të tensionuar, kur opozita proteston, ndërsa qeveria është e vendosur të hyjë në zgjedhje e vetme. Të shtunën shumica hap zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa opozita ka paralajmëruar pengimin e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

