VJENE – IAEA: Irani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh

Teherani mund të rifillojë pasurimin e uraniumit brenda disa muajsh, pavarësisht pretendimeve të presidentit të SHBA-së Donald Trump se programi bërthamor i Iranit është penguar prej vitesh, deklaroi kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

“Aftësitë që ata kanë janë aty. Ata mund të kenë – brenda pak muajsh, do të thoja – disa kaskada centrifugash që rrotullohen dhe prodhojnë uranium të pasuruar”, theksoi Grossi në një intervistë.

Shkalla e dëmit të shkaktuar nga sulmet e javës së kaluar të SHBA-së në tre objekte bërthamore iraniane mbetet e paqartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se sulmet kishin shkaktuar dëme “të konsiderueshme në infrastrukturën bërthamore të vendit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Trump ka argumentuar se sulmet e SHBA-së e kanë penguar programin e armëve bërthamore të Iranit me vite.

Por në intervistën, të regjistruar të premten, Grossi i tha CBS se “sinqerisht, nuk mund të thuash se gjithçka është zhdukur dhe nuk ka mbetur asgjë”.

Ai tha se IAEA ishte kryesisht e interesuar në gjetjen e uraniumit të pasuruar në Iran, duke thënë se agjencia kishte vite që pyeste veten pse kishte gjetur gjurmë të uraniumit të pasuruar në vende të ndryshme.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?