Vjosa Osmani mesazh Kurtit nga Praga: Kur s’ka koordinim me aleatët merr sukses momental, por…

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në forumin e sigurisë “GLOBSEC” në Pragë, vlerësoi maksimalisht aleancën me ShBA-të, që sipas saj është aleanca më e rëndësishme.

Osmani ka vlerësuar se kur ka koordinim me ShBA-të, “suksesi është më i qëndrueshëm” për Kosovën, një përgjigje kjo që duket se i drejtohet kryeministrit Albin Kurti, pas vendimit të tij për të mbyllur zyrat e komunave serbe në veri.

“Është aleanca më e rëndësishmja, më ekzistencialja, aleanca më e fortë që e kemi ndërtuar ndër vite. Në vitet më të errëta, ShBA-ja ruajti popullin e Kosovës. Kur është baza e suksesshme, sfidat pastaj janë të kalueshme. Kur ka koordinim me ShBA-në, suksesi është më i qëndrueshëm, e kur nuk ka koordinim suksesi është momental, pasi mund të bësh hapa prapa”, tha Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?