Vjosa Osmani uron Talat Xhaferin për zgjedhjen si kryeministër në Maqedoninë e Veriut: Moment historik për shqiptarët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Talat Xhaferin, i cili u zgjodh kryeministri i parë shqiptar i një qeverie teknike, në Maqedoninë e Veriut.

Në një postim në rrjetin social “X”, Osmani shkruan se sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut,.

“Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të Maqedonisë së Veriut suksese”, shkroi Osmani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?